Shtie me armë zjarri në ajër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
BKT
Kronika

Shtie me armë zjarri në ajër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka ndalur një burrë tjetër i cili ishte duke drejtuar veturën dhe më pas ka shtënë me pistoletë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Riçard Hollbruk”, ndërsa motivet janë të panjohura.

“Njësitet policore nga i dyshuari kanë konfiskuar pistoletën me karikator dhe dy fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

 Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika