Një kontingjent i FSK-së kthehet nga Turqia, Mehaj: Puna e tyre flet shumë
BKT
Foto nga Facebook
Kosovë

Një kontingjent i FSK-së kthehet nga Turqia, Mehaj: Puna e tyre flet shumë

N.Mekolli /RTKlive

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi për pritjen që iu bë 39 pjesëtarëve të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët për disa ditë shërbyen në operacionin e kërkim-shpëtim në Turqi.

“Sonte së bashku me Kryeministrin Kurti, Gjenerallejtënant Jasharin dhe Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Tunç Angili, pritëm 39 pjesëtarë të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga 42 në total, të cilët për disa ditë me radhë shërbyen në operacionin e kërkim-shpëtim në Turqi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se, rastet e tilla të fatkeqësive janë momentet të cilat përcaktojnë miqtë dhe karakterin e vërtetë të secilit, dhe në këtë rast, gatishmëria e menjëhershme e pjesëtarëve të FSK-së për të ofruar ndihmën në operacionin e kërkim-shpëtimit miqve tanë turq, tregon për një fisnikëri e ndjenjë mirësie që tejkalon njerëzoren.

“Këta janë krenaria jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi. Çfarëdo fjale miradie nuk shpreh mjaftueshëm mirënjohjen ndaj ushtarëve tanë, megjithatë i falenderoj edhe një herë. Puna e tyre flet shumë më shumë për ta se secili prej nesh”, shkruan tutje Mehaj.

Sipas ministrit ky rast tregon se dallimi ndërmjet kombeve është i papërfillshëm kur bëhet fjalë për jetët njerëzore, këtu lidhja mes shteteve bëhet më e fortë e shumë reale.

“Këtë ndjenjë mirënjohje e pamë edhe sonte kur në mesin e familjarëve kishte edhe shumë qytetarë të komunitetit turk, të cilët nuk kishin familjar në mesin e ushtarëve tanë, por që shpirtërisht me këtë akt humaniteti të treguar nga ana e FSK-së, i ndjenin të afërt, e po i prisnin ashtu si nëna pret djalin, apo motra, vëllaun. Ju jeni 42 heronjtë tanë, dhe krenaria jonë më e madhe!”, shkruan Mehaj.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 4 persona, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Kosovë