Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën

J.Musliu/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar prijësit popullor në përvjetorin e rënies, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.

“Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se heroizmi i tyre mbetet gjithmonë motivim për ne.

21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.

“Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi”, deklaroi ish kryeministri Haradinaj.

“Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri”.


MË SHUME NGA Kosovë