Tentoi ta martonte me dhunë një shtetase të huaj, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Tentoi ta martonte me dhunë një shtetase të huaj, arrestohet i dyshuari

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë një femër me shtetësi të huaj.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar të hënën rreth orës 21:00.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq rasti është iniciuar si “trafikim me njerëz”.


MË SHUME NGA Kronika