10:36 / 21.02.2023
I dyshuari me vendim për trajtim psikiatrik sulmon një grua në Vushtrri
E. Hoti/ RTKlive
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën në Vushtrri, ku një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka probleme mendore dhe për këtë ka edhe vendim të detyrueshëm nga gjykata për trajtim psikiatrik
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.























