Arrestohet një serb në veri të vendit, i gjenden 6000 copë fishekë
BKT
Kronika

Arrestohet një serb në veri të vendit, i gjenden 6000 copë fishekë

RTKlive

Në një pikë kontrolli në veri të vendit, Policia e Kosovës ka arrestuar një serb i cili është ndaluar në Jashanicë të Leposaviqit teksa po qarkullonte me një automjet me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, i janë gjetur rreth 6000 copë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe intervistuar. Ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia e Kosovës.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”m thuhet në njoftimin PK-së.

Policia, thotë se po vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i makinë dhe rrugë

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kronika