Mashtroi duke kërkuar ndihma për persona të sëmurë, arrestohet
BKT
Kronika

Mashtroi duke kërkuar ndihma për persona të sëmurë, arrestohet

E. Hoti/ RTKlive

Policia ka arrestuar të martën një person në Gjilan, të dyshuar se kishte mashtruar vitin e kaluar në rrjete sociale, e madje duke përdorur edhe disa media, ku postoi foto me emra të rremë kërkonte ndihma financiare për persona të sëmurë.

Sipas Policisë, i dyshuari B.K. (1992), me këtë mashtrim ka përvetësuar rreth 18 mijë euro.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika