Për aksidentin tragjik në Shtime, prokurori shpjegon rrethanat |Video
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Për aksidentin tragjik në Shtime, prokurori shpjegon rrethanat |Video

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Në lidhje me aksidentin e trafikut që ndodhi sonte në mbrëmje, e ku kanë humbur jetën katër persona dhe dy të tjerë janë lënduar, prokurori i rastit, Besnik Nuredini, ka deklaruar se në këtë rast janë përfshirë dy automjete.

Ndërkohë, ai tha se vetura e tretë, për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.

“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër persona, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë”, tha ai.

“Derisa vetura e tretë duke tentuar për të shmangur përplasjen, ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit Nuredini.

Tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident janë Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.

Kryetarët e Ferizajt e Shtimes ngushëllojnë familjet e katër viktimave

Familjarëve të të vdekurve në aksidentin e sotëm të trafikut në dalje/hyrje të Shtimes, u ka shprehur ngushëllime kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu tha se kjo është një ditë e kobshme për Shtimen.

“Ditë e kobshme për komunën e Shtimes. Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj”, deklaroi kryetari i Shtimes.

“Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Aliu.

Ngushëllime familjeve që pësuan në këtë aksident u ka shprehure dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”, deklaroi Aliu në llogarinë e tij në Facebook.

“Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t'i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjën e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik”.

Duke u shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi, kryetari i Ferizajt deklaroi se të gjithë lutën për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident.

Katër të vdekurit në aksident janë nga familjet Behluli, Muhadini e Isufi

Katër të vdekurit e sontëm në aksidentin e trafikut që ndodhi në hyrje/dalje të Shtimes janë dy nga kjo komunë e dy nga ajo e Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar se dy nga viktimat janë nga fshati Dremjak të Ferizajt, kurse dy të tjerët nga komuna e Shtimes.

Për më tepër, ai ka sqaruar se në mesin e atyre që humbën jetën është edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Ferizajt.

Ai ka sqaruar se katër personat që humbën jetën janë nga familjet Behluli, Muhadini e Isufi.

Të vdekurit në aksident janë 40, 37, 23 e 22 vjeç, edhe 2 janë të lënduar

Bilanc tragjik në mbrëmjën e sotme nga aksidenti i trafkut që ndodhi në hyrje/dalje të Shtimës.

Katër persona mbetën të vdekur kurse dy të tjerë janë lënduar. Personat që humbën jetën janë 40 vjeç, 37, 23 dhe 22 vjeç.

Ata janë nga komuna e Shtimës dhe e Ferizajt, kurse të lënduar e në gjendje të rëndë kanë mbetur edhe një çift bashkëshortsh nga Kaçaniku.

Ende nuk ka informkacion të konfimuar për shkaqet e aksidentit që ndodhi në orën 19:25 minuta, por sipas policisë, dyshimet e  para janë nga shpejtësia.

Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, deklaroi se sa u  përket dy të lënduarve,  pacientja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq pacienti  ka lëndime më të lehta dhe po merr trajtim.

“Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë”, deklaroi Fazliu.

 “Ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”.

4 të vdekur në aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime

Policia konfirmoi se katër persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në dalje/hyrje të qytetit të Shtimes nga drejtimi i Ferizajt.

Togeri Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonine  Ferizajt, deklaroi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15, kur  Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve.

Veseli deklaroi se automjetet janë me targa vendore.

“Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën dhe vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Policia konfirmon se ekipe të emergjencave janë në vendin e ngjarjes.

“Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Veseli.

 


MË SHUME NGA Kronika