Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Shtime
BKT
Kronika

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Shtime

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit vdiqën katër persona.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës .

Policia bëri të ditur se tri nga viktimat kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një ka vdekur në Emergjencën e Ferizajt.

“Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj  kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull  kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet më tej në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika