09:50 / 23.02.2023
Sulmoi ish-bashkëshortin, arrestohet gruaja në Fushë Kosovë
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë të mërkurën, pasi e njëjta dyshohet për veprën penale të sulmit.
Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, e njëjta dyshohet se kishte sulmuar ish bashkëshortin me të cilin ishin ndarë.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.























