Dy burra shoqërohen në stacion policor nën dyshimin se kanë sulmuar dy gra
BKT
Kronika

Dy burra shoqërohen në stacion policor nën dyshimin se kanë sulmuar dy gra

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor dy burra, pasi që dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy gra . 

Në lidhje me këtë rast, Policia ka njoftuar se  njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu është njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe 77 fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe 77 fishekë”, është bërë  e ditur në raportin e Policisë

Rasti  është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika