09:40 / 27.02.2023
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata
M.Miftari/RTKlive
Në Han të Elezit arrestohet një person i kërkuar nga gjykata.
Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës bëri me dije se më 26.02.2023, në ora 11:40 minuta, në Han të Elezit, një person, mashkull, shtetas kosovar, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Hani i Elezit 26.02.2023 – 11:40. Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovarë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës.























