Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

M.Miftari/RTKlive

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” arrestohet një person për armëmbajtje pa leje.

Sikundër njofton Policia e Kosovës,  më 26.02.2023, në ANP “Adem Jashari”, një person, mashkull,shtetas kosovar, është arrestuar për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli në një valixhe, të njëjtit i janë gjetur nëntë (9) fishekë.

“ANP Adem Jashari 26.02.2023 – 11:00. Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika