09:11 / 28.02.2023
Zhduket një grua në Fushë Kosovë
E. H/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Fushë Kosovë është raportuar e zhdukur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastin e ka raportuar një burrë i cili ka njoftuar se gruaja është zhdukur që nga 25 shkurti.
Ai ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.























