09:27 / 28.02.2023
Kontrabandë me migrantë në Jarinë, arrestohet i dyshuari
E. H/ RTKlive
Një person është arrestuar në Jarinë nën dyshimin për kontrabandë me migrantë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, njësitet policore kanë hasur shtatë shtetas të huaj.
Sipas Policisë ata ishin duke u transportuar kundërligjshëm.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu është njoftuar se shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.























