Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore

E. H/ RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore dje ka arrestuar dy persona L.Z. (2003) dhe Sh.Xh. (1994).

Sipas Policisë, i arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tre vite e tetë muaj për veprat penale " Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar po ashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej dy vit e tre muaj për veprën penale ,"Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika