Parandalohet kontrabandimi me mallra nga Maqedonia e Veriut
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Parandalohet kontrabandimi me mallra nga Maqedonia e Veriut

E. H/ RTKlive

Policia kufitare e Kosovës ka njoftuar se  mbrëmë  rreth orës 19:50, në fshatin Mjak të Vitisë kanë ndaluar  një automjet transportues me targa vendore, duke tentuar të kontrabandojë  filterë të cigareve.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar 1 milion e 280 mijë copë filtër tӕ cigareve .

Policia ka njoftuar se malli vinte nga Maqedonia e veriut, ndërsa i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt për të.

Me vendim të prokurorit rasti ëshë iniciuar në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika