21:35 / 28.02.2023
Kamionët që dalin nga kantieret po i dëmtojnë rrugët në kryeqytet |Video
Fatos Cervadiku /RTK
Kamionët të cilët dalin nga kantieret ku ndërtohet, po i dëmtojnë rrugët por edhe po i baltosin.
Ky fenomen tashmë është shndërruar në problem të madh për qytetarët e Prishtinës.
Inspektorati i Prishtinës thotë se i detyrojnë kompanitë që t'i pastrojnë rrugët nga balta, por edhe shqiptojnë gjoba.
E gjoba për një vit e dy muaj, ky inspektorat i ka shqiptuar mbi 30 sosh.























