Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin "Vrasje në tentativë" të ndodhur më 13 janar të këtij viti, në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.
Sipas Policisë, pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale "Vrasje në tentativë" si dhe" Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", thuhet në njoftim.
Të dyshuarit D. K, 23 vjeç, dhe, D. A, 32 vjeç, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për tu proceduar më tej.























