Policia arreston një person për posedim të narkotikëve dhe armëve
BKT
Kronika

Policia arreston një person për posedim të narkotikëve dhe armëve

Fadil Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren me datë 01.03.2023 ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Në njoftimin për media të Policisë thuhet se  gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.

Dy peshore digjitale

Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.

Pistoletë me njё  karikator me 4 fishek

Shtatё(7) fishekë kalibër i panjohur.

Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.

Dyzet (40) stega plastike,

Dy (2) rolle me foli plastike,

Njё(1) rolle foli alumini,

Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.

“Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika