13:13 / 02.03.2023
Prishtinë, themelohet Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
M.Miftari/RTKlive
Sot, në Komunën e Prishtinës, themelohet Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Kjo u bë e ditur nga kreu i kësaj komune, Përparim Rama, i cili, përmes rrjetit socaial Facebook, ka theksuar se për të jetësuar përkushtimin tonë për një jetë të sigurt për të gjithë u themelua Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjenca në kryeqytet.
“Për të jetësuar përkushtimin tonë për një jetë të sigurt për të gjithë, sot zyrtarisht e themeluam Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në #kryeqytet”, teksa shtoi se sigurinë e qytetarëve të Prishtinës është prioritet!
























