Dy raste të vetëvrasjes në Prishtinë e Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Dy raste të vetëvrasjes në Prishtinë e Fushë Kosovë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vetëvrasjeve brenda 24 orëve të fundit, njëra në Prishtinë e tjetra në Fushë Kosovë.

Rasti në Prishtinë ka ndodhur të enjten në ora 11:29. ndërkaq në Fushë Kosovë ka ndodhur po të enjten në orët e mbrëmjes, 22:45.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq edhe në Fushë Kosovë një person dyshohet se ka rënë mbrëmë nga një objekt banesor rreth orës 23:00.

Ngjarja e ndodhur në Fushë Kosovë po cilësohet si vetëvrasje ndërsa viktima sipas policisë është e gjinisë femrore.

Trupi i pajetë i viktimës tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se me të marrë informacionin, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aty ishte edhe ambulanca ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

 


MË SHUME NGA Kronika