Arrin në katër numri i personave të arrestuar për tentim vrasje
BKT
Kronika

Arrin në katër numri i personave të arrestuar për tentim vrasje

F. Sertolli / RTKlive

Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar : R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.

Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

“Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar. I dyshuari D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, sipas njoftimit, hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.


MË SHUME NGA Kronika