09:05 / 06.03.2023
Pesë të arrestuar për përfshirje në rrahje, sekuestrohen dy armë
E. Hoti/ RTKlive
Janë arrestuar pesë persona pasi që janë përfshirë në rrahje. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se, rrahja ka ndodhur rreth orës 13:00 rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ndërsa të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.
Më tej është bërë e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 35 fishekë dhe një revole me dy karikatorë dhe 63 fishekë.
Siç njoftohet në raportin policor, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
























