Xhaçka përkujton Adem Jasharin: E kujtojmë me respekt e admirim të thellë
E. Hoti/ RTKlive
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përkujtoi sot rënien heroike të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Ajo theksoi se, sot kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime.
“Çerek shekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri”, u shpreh Xhaçka.
“Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar”, shtoi Xhaçka.
Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.























