Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Grabanicë të Klinës
BKT
Kronika

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Grabanicë të Klinës

RTKlive

Në fshatin Grabanicë të Klinës, në orën 14:55, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë janë lënduar 6 persona.

Ngjarjen e ka konfirmuar për medie, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 (dy) vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore.”, tha ai.

Sikundër bëhet e ditur, të lënduarit së pari janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Klinë, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

 


MË SHUME NGA Kronika