Mustafi: Prekazi, frymëzim i pashtershëm i lirisë
BKT
Kosovë

Mustafi: Prekazi, frymëzim i pashtershëm i lirisë

RTKlive

 Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka vizituar Prekazin me rastin e shënimit të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Mustafi e ka quajtur Prekazin frymëzim të pashtershëm të lirisë. Ai ka thënë se aty zemra e shpirti të përmbushet me trimëri e krenari si askund tjetër.

“Në Prekazin e Jasharëve, frymëzimi i pashtershëm i lirisë. Baca Rifat si monumenti i gjallë i sakrificës sublime, në fjalët e tij peshojnë mësimet e historisë kombëtare. Padyshim se datat e lavdisë: si 28 nëntori (dita e Flamurit Kombëtar) dhe 7 marsi (dita e mësuesit) nuk janë të rastësishme në lindjen dhe rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.Zemra e shpirti të përmbushet me trimëri e krenari si askund tjetër”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Më 5 mars janë bërë 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Sulmi i tretë, që kishte ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë