Ferdonije Çerkezi mori titullin ‘Nënë shqiptare’
BKT
Kosovë

Ferdonije Çerkezi mori titullin ‘Nënë shqiptare’

Islam Haxhiu/RTK

"Nënë shqiptare" e ka marrë titullin Ferdonije Qerkezi, nëna nga Gjakova, e cila për lirinë e Kosovës dha katër djemtë e saj.

Ferdonije Qerkezi, nëna e cila për lirinë e Kosovës dha bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, është nderuar sot me titullin "Nënë shqiptare" titull i ndarë nga Shoqata "Miqtë e Amerikës".

Nëna Ferdonije këtë titull ua dedikoi të gjitha nënave shqiptare të cilat i humbën më të dashurit e tyre në luftën për liri.

Ndryshe, vetëm pak ditë na ndajnë nga 24 vjetori i ngjarjes tragjike në familjen Qerkezi, me ç'rast nënë Ferdonija humbi bashkëshortin Halimin dhe djemtë e saj: Artanin, Armendin, Edmondin dhe Ardianin.


MË SHUME NGA Kosovë