09:15 / 09.03.2023
Rrihen mes vete me vegla pune e thika, katër të arrestuar
E. Hoti/ RTKlive
Katër persona janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur edhe mjete të forta.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Dobresh të Vitisë.
Sipas njoftimit të Policisë, pas rrahjes të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, Policia njofton se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si ”Vrasje në tentativë”.























