09:43 / 09.03.2023
Vdes një foshnje në Spitalin e Pejës, babai dyshon për neglizhencë
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën pasdite ka vdekur një foshnje gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon që deri te vdekja ka ardhur për neglizhencë e stafit mjekësor.
Gjithashtu, Policia njofton se vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”, thuhet në njoftim
Policia po e i heton shkaqet e vdekjes së foshnjës.























