11:16 / 10.03.2023
Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua tre muaj më parë në Prizren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një grua e cila ka qenë e përfshirë në një aksident që ka ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Korishë në Prizren.
Policia ka njoftuar se rasti është hapur si aksidet trafiku me lëdime të rëndas fatale.
“Më datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës të iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.