09:29 / 11.03.2023
Tentim vrasje në Drenas
J.Musliu/RTKlive
Policia ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur të premten në mbrëmje në fshatin Baicë të Drenasit.
Sipas forcave të rendit, dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kishin ikur në drejtim të panjohur”, deklaron policia.
Më vonë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”.