Policia jep detaje për incidentin në mes tifozëve në Podujevë
E. Hoti/ RTKlive
21 persona janë shoqëruar sot në polici pasi janë përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë, pas një ndeshje futbolli në mes Llapit dhe Ballkanit.
Policia ka njoftuar se si pasojë e përleshjes së tifozëve me mjete të forta është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.
Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.
“Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët "Besnik Restelica" dhe "Zahir Pajaziti", ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më tej është mjoftuar se pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.