Mot i ndryshueshëm gjatë pesë ditëve të ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosoves ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve të IHMK, neser do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndersa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.
Të martën do të ketë mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.
Të merkurën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.
Të enjten moti kryesisht do të jetë i vranët dhe i fresket. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.
Ndërkaq të premten parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.
Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njejtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2.























