10:04 / 15.03.2023
Haradinaj kujton heroin Yll Morina: Ishte frymëzim për shumë të rinj
RTKlive
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Yll Morina, për të cilin tha se ai ishte frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës të cilët u bashkuan në luftë kundër armikut dhe e çuan deri në fund dëshirën e popullit për liri.
“Duke u radhitur ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina shpejt u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës të cilët u bashkuan në luftë kundër armikut dhe e çuan deri në fund dëshirën e popullit për liri.
Yllin do ta kujtojmë gjithmonë për trimërinë dhe guximin e tij! Lavdi përjetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.