Arrestohet personi i kërkuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Suharekë
Kronika

Arrestohet personi i kërkuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Suharekë

F. Sertolli / RTKlive

Hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin L. C. (23 vjeçar).

“I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ ndërsa arrestimi i tij është bërë në Suharekë, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren-dega në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje vazhdon njoftimi se pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore, i njëjti është dërguar në burgun e Prishtinës, në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.


MË SHUME NGA Kronika