Diskutohet platforma e hetimeve penale për të dhënat inteligjente
Foto: ATK
Kosovë

Diskutohet platforma e hetimeve penale për të dhënat inteligjente

RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë mbajtur të mërkurën takim me institucionet publike lidhur me zhvillimin e platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente. Në këtë takim ka marrë pjesë drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj së bashku me U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi.

Ky takim është mbështetur nga Zyra e UNDP në Kosovë, përmes Projektit SAEK III, ndërsa takimi ka qenë i përbashkët me akterët institucional të Republikës së Kosovës, për intensifikimin dhe bashkërendimin në funksion të zhvillimit të platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente.

“Kjo marrëveshje ka për synim ndikimin pozitiv në zvogëlimin e nivelit të korrupsionit në Kosovë, duke forcuar mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve për të kryer funksionin e tyre në mënyrë efikase, transparente dhe të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin e ATk-së.

Në kuadër të kësaj, platforma për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, siç thuhet, mundëson shkëmbim e informatave që gjenden në databazat e institucioneve tjera të Kosovës, në mënyrë që të përshpejtohen procedurat hetimore për rastet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit financiar, që do të mundësonte luftimin efikas dhe efektiv të veprave penale.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë udhëheqës të institucioneve publike nga: Administrata Tatmirore e Kosovës (ATK), Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Dogana e Kosovës, Agjencia e Regjsitrmit Civil, Agjencia Kadastrale, Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, ku përveç bashkërendimit të aktiviteteve ndërinsitucionale synohet edhe dakordimi për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen.


MË SHUME NGA Kosovë