Rrokulliset me traktor, e ndihmojë Policia e Kosovës dhe qytetarë
Foto: RTKlive
Kronika

Rrokulliset me traktor, e ndihmojë Policia e Kosovës dhe qytetarë

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Sipas njoftimit policia ka intervenuar menjëherë dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident. Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Bellobërdë të komunës së Leposaviqit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.


MË SHUME NGA Kronika