I mori 17.000 euro për t’ia siguruar një vizë pune, arrestohet i dyshuari
Foto: RTKlive
Kronika

I mori 17.000 euro për t’ia siguruar një vizë pune, arrestohet i dyshuari

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve intensive, dje ka identifikuar dhe arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte mashtruar një burrë tjetër.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur në Prizren më 3 mars të vitit të kaluar.

I dyshuari pasi që kishte arritur të mashtrojë viktimën, i kishte marr atij 17.000 euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.

Tutje policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Mashtrim”.


MË SHUME NGA Kronika