42 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër nëntë personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur shtatë aktakuza kundër 7 personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehuri, me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitja”.