10:49 / 16.03.2023
I publikoi foto nudo ish të dashurës, arrestohet i dyshuari
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të mërkurën për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij.
Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Sipas Policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.