Burri shkel urdhrin mbrojtës dhe ushtron dhunë në familje
Kronika

Burri shkel urdhrin mbrojtës dhe ushtron dhunë në familje

E. Hoti/ RTKlive

Një grua në Suharekë ka raportuar në Policinë e Kosovës se të enjten është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00 dhe është iniciuar nga organet kompetente si “Dhunë në familje”.

Sipas Policisë, i dyshuari me këtë rast ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata kompetente.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika