Arrestohet i dyshuari për kanosje, i konfiskohen armë dhe municion
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Arrestohet i dyshuari për kanosje, i konfiskohen armë dhe municion

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, në fshatin Damjan në Gjakovë, ka arrestuar të dyshuarin për kanosje me iniciale B.D..

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar edhe armë e municion.

“Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve, në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992)”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit të Shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.


MË SHUME NGA Kronika