57 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
Foto: RTKlive
Kronika

57 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 63 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 12 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 26 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër 29 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur shtatë aktakuza kundër 7 personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave,  Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë  persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika