10:54 / 17.03.2023
Katër të arrestuar për marrje me prostitucion në Pejë
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Pejë katër persona të dyshuar për marrje me prostitucion.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur dje. Dy nga ta njoftohet se janë arrestuar rreth orës 21:00, ndërsa dy të tjerë rreth orës 21:30.
Në raportin ditor policor njofton se të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë.
Policia deklaron tutje se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.