Therje me thikë në një shkollë të Prizrenit
Foto: RTKlive
Kronika

Therje me thikë në një shkollë të Prizrenit

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të therjes me thikë në një shkollë të Prizrenit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:30 në shkollën e mesme të ulët “Motrat Qiriaze.”

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej është thënë se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika