Ministri Peci: Zbatimi i ligjit për duhanin nuk ka alternativë
N.Mekolli /RTKlive
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se kanë nisur zbatimin për ligjin e duhanit nga e enjtja e 17 marsit, duke shqiptuar një numër të gjobave. Sipas tij, ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë dhe jo të mbeten në letër.
Ai, në një postim në Facebook, tha se pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e vendit, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave, gjë që nuk na bën të lumtur, mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.
“Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës. Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t'i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion”, ka shkruar ai.