21:03 / 17.03.2023
Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë
F. Sertolli / RTKlive
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri, të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale.
Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës, thuhet se aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës.