Zyrtarët e stacionit të Podujevës, realizuan 17 urdhëresa të gjykatës
F. Sertolli / RTKlive
Nga zyrtarët e stacionit të Podujevës , gjatë pesë ditëve (13--17 mars 2023),në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë shoqëruar në 17 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.
Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se urdhëresat kanë qenë për veprat: Vjedhje e shërbimeve -5 urdhëresa, Pjesëmarrje në rrahje - 3 urdhëresa, Armëmbajtje pa leje -2 urdhëresa, Lëndim i rëndë trupor -2 urdhëresa, Ngacmim- 1 urdhëresë, Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare-1 urdhëresë, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë-2 urdhëresa dhe Vjedhje e rëndë -1 urdhëresë.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave. Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë”, thuhet në njoftim.