11:45 / 19.03.2023
Vdes një foshnjë pesëmuajshe në QKUK
RTKlive
Një fëmijë pesë muajsh, shtetase e Shqipërisë, ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa ishte në trajtim mjekësor.
“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajsh, femër shtetase e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka njoftuar se fëmija ishte dërguar atje nga Mitrovica, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.